Nga Gazeta ‘SI’ – Interesi i shqiptarëve për të investuar në titujt e qeverisë ka rënë ndjeshëm në fillim të vitit 2026.
Sipas shifrave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në tremujorin e parë të vitit 2026 janë kryer pak më shumë se 2,400 transaksione në tituj me vlerë, me një rënie prej 18% krahasuar me një vit më parë. Sa i përket vlerës së investimeve, janë derdhur rreth 5 miliardë lekë më pak, ose rreth 20% më pak se vitin e kaluar. Në total, individët kanë blerë 17.6 miliardë lekë borxh të qeverisë nga janari deri në qershor të vitit 2026.
Pjesa më e madhe e investimeve, rreth 10.6 miliardë lekë, është në Bono Thesari, përdorimi i të cilave është rritur lehtë me 1.6%. Ndërkohë, rreth 7 miliardë lekë janë investuar në Obligacione, të cilat janë tkurrur me 40% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Shifra të tjera nga Banka e Shqipërisë tregojnë se, ndryshe nga shqiptarët, të huajt kanë shfaqur një interes në rritje për borxhin shqiptar. Në gjysmën e dytë të vitit 2025, jorezidentët mbanin një portofol titujsh borxhi prej rreth 20 miliardë lekësh, ose rreth 2% të totalit. Ky nivel ka mbetur i pandryshuar krahasuar me gjashtëmujorin e mëparshëm, por është rritur ndjeshëm në raport me vitin 2024, kur ishte rreth 14 miliardë lekë.
Interesi i të huajve për titujt e borxhit shqiptar u vu re për herë të parë në vitin 2024 dhe u vlerësua si një zhvillim pozitiv nga Banka e Shqipërisë, ndryshe nga qëndrimi më i rezervuar i qeverisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje