Ka ndodhur

Lezhë, tritol në një banesë të pabanuar prej 20 vitesh

Gazeta Si – Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në fshatin Rrilë të Lezhës.

Sipas njoftimit të policisë, lënda plasëse ishte vendosur në portën e jashtme të banesës në pronësi të Tom Çungut, ku prej më shumë se 20 vitesh nuk jeton njeri. Sipas policisë, ai ndodhet në Itali. Fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale.

Ndërkohë, policia ka ngritur grupin e punës për hetimin dhe sqarimin e rrethanave të incidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë