Politike

Arrihet pakti PD-PS për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit

Nga Gazeta ‘Si’- Në Mbledhjen e Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet janë miratuar në miratim ndryshimet të dakordësuara në rregulloren e Parlamentit.

Si rrallë herë, Partia Demokratike ka rënë në konsensus me qeverinë për ndryshimet e shumë debatuara në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. Ndryshimet do të kalojnë për votim sot në seancën plenare.

Marrëveshja përmban lëshime nga të dyja palët. Mazhoranca ka tërhequr disa propozime që kufizonin kohën e debateve dhe mënyrën e raportimit nga institucionet, ndërsa opozita ka arritur të forcojë mekanizmat e kontrollit parlamentar.

Çfarë tërhoqi PS:

U tërhoq nga propozimi që projektligjet e kërkuara nga BE shqyrtoheshin brenda një jave me procedurë të përshpejtuar.

U tërhoq nga përgjysmimi i kohës së diskutimit në seancë plenare.

Pranoi raportimin në Kuvend të të gjitha institucioneve me detyrë kushtetuese, duke hequr propozimin për të raportuar vetëm në Komisionin Xhafaj.

U pranua që raportimet vjetore të bëhen në komisionet përkatëse sipas fushës.

Çfarë u pranua nga PD:

Kryetari i Kuvendit detyrohet t’i kërkojë institucioneve përgjigje brenda 5 ditëve dhe mund të kërkojë masa disiplinore deri në shkarkim në rast mosreagimi.

Kryetarët e komisioneve janë të detyruar të thërrasin mbledhje ose seanca dëgjimore brenda dy ditëve nga kërkesa e pakicës parlamentare.

Seanca plenare mund të ndërpritet në orën 22:00 dhe të rifillojë ditën pasardhëse me kërkesë të kryetarit të grupit parlamentar.

Masat disiplinore pezullohen automatikisht nëse ankimohen në Byronë e Kuvendit dhe nuk do të llogariten më me ditë pune, por me ditë kalendarike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë