Drejtësia

Inceneratori i Tiranës, Apeli i GJKKO zbut dënimin për Alqi Bllakon

Gazeta Si – Apeli i Gjykatës së Posaçme, ka zbutur dënimin për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, për dy episode korrupsioni në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Kështu, ai është shfajësuar për një nga episodet: Bllako u shpall fajtor për një episod korrupsioni në vlerën e 119 mijë eurove, ndërsa në një rast tjetër që lidhet me marrjen e 7 milionë lekëve rrogë të një të punësuari, atij i është dhënë pafajësia.

Për rrjedhoje, nga 4 vite dënim me burg të dhëna nga Shkalla e Parë, Apeli e ka dënuar Bllakon me 2 vjet burg, i konvertuar në Shërbim Prove.

Sipas Apelit, ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, është fajtor vetëm për një ryshfet prej gati 120 mijë euro dhe pa faj për ryshfetin e dyshuar prej 7.5 milionë lekë. 

Deri më tani, Bllako e ka shlyer pjesën më të madhe të dënimit me burg dhe pjesën e mbetur do e shlyejë përmes masës së shërbimit të provës, për një periudhë kohe të barabartë me dyfishin e pjesës së mbetur të pavuajtur të dënimit me burgim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë