Para

Raporti i BSH-së/ Rreth 78 mln euro të pajustifikuara në bilancin tregtar të Shqipërisë

Nga Gazeta ‘SI’- Në fund të vitit 2025 është rritur ndjeshëm vlera e parave që kanë qarkulluar “në drejtim të paditur” në ekonominë shqiptare.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e katërt janë regjistruar rreth 78 milionë euro në zërin “gabime dhe harresa” në llogarinë korrente. Kjo shifër është rritur me rreth 57% krahasuar me tremujorin paraardhës. Ky zë përfshin para ose transaksione që nuk janë regjistruar saktë ose mungojnë në statistika, për shkak të mungesës së informacionit të plotë ose vonesave në raportim.

Rritja e këtij treguesi mund të lidhet me më shumë lëvizje të kapitalit, raportime jo të plota, ose të vonuara. Për ekspertët është një tregues indirekt edhe i informalitet, por edhe i cilësisë së raportimit e statistikave të sistemit.

Nga ana tjetër, për tremujorin e katërt 2025, bilanci i pagesave tregon përmirësim të fortë të pozicionit të jashtëm të ekonomisë. Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua me 32.5% në 254.2 mln euro dhe ra në 3.6% të PBB-së, ndërsa për gjithë vitin arriti në 0.7% të PBB-së, niveli më i ulët historik. Përmirësimi u mbështet nga rritja e eksporteve, sidomos të shërbimeve turistike dhe remitancave, si dhe nga rritja më e moderuar e importeve. Rezervat valutore u rritën në 7.3 miliardë euro, duke forcuar stabilitetin e ekonomisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë