Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë natës në aksin Thumanë–Laç, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një viktimë.
Si pasojë e përplasjes së fortë, një person ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas raportimeve, është arrestuar shoferi 20 vjeçar Orgest Peca ndërsa viktimë e aksidentit mbeti Nikolin Gjoni.
P. Gj., 75 vjeç, M. Gj., 70 vjeçe dhe V. Gj., 56 vjeçe kanë mbetur të plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje