Ka ndodhur

Armëmbajtje pa leje dhe baste ilegale, arrestohen 7 persona në Tiranë

Gazeta Si – Shtatë persona janë arrestuar në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit në dy operacione kundër veprimtarive kriminale, të dyshuar për organizim të lojërave të fatit dhe armëmbajtje pa leje.

Në kuadër të operacionit të koduar “Fair Play”, u arrestuan shtetasit L. B., 61 vjeç, B. Ç., 66 vjeç, A. K., 22 vjeç, F. I., 60 vjeç, I. L., 38 vjeç dhe A. D., 50 vjeç.

Sipas policisë, në lokalin e L.B., në Vorë, u konstatuan pesë prej të arrestuarve duke organizuar lojëra fati përmes telefonave celularë.

Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u sekuestruan 6 celularë që dyshohet se përdoreshin për lojëra fati, si dhe 900 mijë lekë të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.


Ndërkohë, në kuadër të operacionit “Next”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 arrestuan K.M., 25 vjeç.

Ai u ndalua në rrugën “Myslym Keta”, ku gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, policia gjeti dhe sekuestroi 2 armë zjarri automatike me municion. Sipas hetimeve paraprake, armët dyshohet se posedoheshin me qëllim shitjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë