Gazeta Si – Autoritetet në SHBA, kanë arrestuar shqiptarin Sokol Hoxha, i cili akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Banaj në Patos në 1997 dhe të një gruaje shqiptare në gusht të të njëjtit vit.
Dyshohet se Sokol Hoxha kishte sajuar një martesë me Brunilda Hoxhën, por ai e shfrytëzonte për prostitucion.
Ai rezulton i dënuar më herët si në Shqipëri, ashtu edhe në Belgjikë për vepra të rënda penale, ku përfshihen tre vrasje.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, ai kërkohej prej vitesh nga drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare. Autoritetet e akuzojnë se ka vrarë dy vëllezër në Patos më 1997, si dhe ka kryer një vrasje në Belgjikë të një shtetaseje shqiptare që dyshohet se ishte shfrytëzuar për prostitucion.
Operacioni është realizuar pas një bashkëpunimi mes Interpolit në disa shtete dhe Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të SHBA-ve. Aktualisht po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt vendit tonë, ku pritet të përballet me drejtësinë.
Sipas mediave britanike, 50-vjeçari u largua nga Europa pasi vrau gruan e tij 19-vjeçare në vitin 1997 në Belgjikë, sepse ajo refuzoi të bëhej prostitutë.
Ai shkoi në Britani duke përdorur një identitet të rremë, duke mashtruar se ishte refugjat kosovar, gjë që i lejoi të kërkonte azil dhe përfundimisht të merrte shtetësinë britanike.
Një zëdhënës i Shërbimit të Marshallëve të SHBA-së tha: “Arrestimi i Hoxhës shënoi kulmin e një hetimi gjashtëvjeçar për të arratisurin, të udhëhequr nga Interpol Uashingtoni në koordinim me partnerë të shumtë të zbatimit të ligjit vendas dhe ndërkombëtar. Gjatë hetimit, autoritetet përcaktuan se Hoxha mori identitet të rremë pasi u largua nga Belgjika dhe më pas fitoi shtetësinë në një vend tjetër europian nën këtë pseudonim. Hoxha më vonë dyshohet se ka hyrë në SHBA dhe ka fituar statusin e banorit të përhershëm të ligjshëm, duke vazhduar të fshehë identitetin e tij të vërtetë”.
Gazeta “The Telegraph” raportoi se Britania e Madhe i kishte dhënë azil Hoxhës duke përdorur identitetin e tij të rremë.
Ai kishte udhëtuar drejt SHBA-së në vitin 2012, duke përdorur pseudonimin për të mbajtur të fshehtë identitetin e tij të vërtetë edhe për 14 vite të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje