Ka ndodhur

Vidhet për herë të dytë brenda 5 muajsh dyqani i bulmetit në Pogradec

Gazeta Si – Një dyqan bulmeti në Pogradec është grabitur nga persona të paidentifikuar. Sipas informacioneve, autorët kanë hyrë brenda dyqanit dhe kanë marrë shumën prej 2 milionë lekësh të vjetra së bashku me regjistrimet e kamerave të sigurisë.

Sipas burimeve, kjo është vjedhja e dytë brenda 5 muajsh për të njëjtin biznes. Aktualisht policia e Pogradecit po sekuestron kamerat e bizneseve ngjitur dhe po merr shenjat e gishtave në brendësi të dyqanit.

Disa muaj më parë të të njëjtën rrugë, u vodh një argjendari, ngjarje për të cilën u arrestuan 2 persona.

Policia e Pogradecit ka sekuestruar pamjet filmike të bizneseve pranë vendngjarjes, ndërsa ekspertët po kryejnë këqyrjen për gjurmë gishtash dhe prova të tjera që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë