Ka ndodhur

Favorizimi i ndërtimeve pa leje/ Pas ‘shkrirjes’ së Policisë së Sarandës, pezullohet edhe shefi i Krimeve

Nga Gazeta ‘Si’- Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni kundër ndërtimeve pa leje në Sarandë, që çoi në ‘shkrirjen’ e Policisë.

Shefi i komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari dhe 3 inspektorë, Andi Duro, Ajdin Ismailaj dhe Robert Çullaj u ndaluan nga policia pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe toleruar ndërtimet pa leje në zonat më të lakmuara bregdetare të jugut, Sarandë dhe Ksamil.

Dyshimet janë se efektivët kishin krijuar skema me qëllim përfitimi të paligjshëm, shmangie të përgjegjësisë ligjore, si edhe dyshohet se kanë favorizuar ndërtimet pa leje që ishin të lidhura me grupet kriminale në territorin e Sarandës.

I gjithë ky aksioni nisi pas një denoncimi të mbërritur në Policinë e Shtetit, për një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi në lagjen numër 1 në Sarandë, që çoi në arrestimin e punëtorëve dhe shpalljen në kërkim të pronares Arjola Dhrami Bajo.

Kryepolici Skënder Hita ka pezulluar menjëherë nga detyra dhe Shefin e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Volum, Blerim Tafçiun, pasi nuk është paraqitur për t’u marrë në pyetje gjatë veprimeve hetimore që po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë