Ka ndodhur

Vlorë, shoferi humb kontrollin e kamionit dhe përfundon në kanal

Gazeta Si – Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në afërsi të fshatit Panaja, në rrugën Vlorë-Fier, ku një kamion përfundoi në kanal.

Mësohet se shoferi i mjetit të tonazhit të rëndë, H.C., humbi kontrollin dhe për pasojë u përmbys në anë të rrugës.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë