Gazeta Si – Babai i ministres Adea Pirdeni (ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin), është përfshirë në një aksident rrugor dhe për fat të keq ka humbur jetën.
Sipas burimeve, aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën ‘Bardhyl’ në Tiranë, ku 87-vjeçari Luan Pirdeni ka qenë duke lëvizur me biçikletë, në momentin që është përplasur nga një motomjet.
Pas aksidentit, Luan Pirdeni është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore, i është dhënë gjak, por nuk ia ka dalë të mbijetojë.
Policia ka vënë në pranga 31-vjeçarin S.M., drejtuesin e motomjetit që përplasi babain e ministres, ndërkohë grupi hetimor vijon për punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. M., 31 vjeç, pasi në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, duke drejtuar motomjetin, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi L. P., 87 vjeç. Si pasojë e aksidentit, 87-vjeçari ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, – njofton policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje