Gazeta Si – Artan Tafani, i penduari i drejtësisë ka dëshmuar sërish për një nga ngjarjet kriminale të kryera prej tij dhe anëtarëve të tjera të grupit të Laert Haxhiut.
Në GJKKO, ai foli për tritolin që shpërtheu në lokalin e Rigels Rajkut, të njohur ndryshe si ‘’Noizy’’. Tafani tha se shkak për shpërthimin me tritol ishte bërë konflikti mes Noizyt dhe Kleviol Ahmetit, shokut të Laert Haxhiut.
Ky i fundit, pasi kishte parë videon ku Noizy dhunonte shokun e tij, urdhëroi Tafanin që të vendosnin lëndën plasësë në biznesin e reperit të famshëm.
“Ka ndodhur ato ditë një sherr është zënë Kleviol Ahmetaj me Noizyn. Fillimisht në Tik Tok pastaj fizikisht në Durrës janë goditur. Klevioli me Laertin njihen familjarisht janë shokë. Nuk i erdhi mirë Laertit që e rrahën Klaviolin në atë mënyrë. Po diskutonin, kërkonin Laertin për ti bërë diçka Noizyt për atë që bëri vendosën ti vënë tritol për rrahjen e Klaviolit. Nëna e Kleviolit dhe motra morën në telefon Lartin, ata pyesnin si e rrahën kështu, Laerti u vu në siklet, çohuni tha shkoni vijini tritol, e kishim tritolin në shpi që e mbanim. Një kile e pak”, – tha Artan Tafani.
Tafani ka treguar edhe itinerarin që ndoqi me makinë deri te lokali i muzikantit në Durrës dhe ndryshimin eplanit për vendojen e lëndës plasëse.
“I bashkova unë, i ngjita me ngjitës, nga ora 2:30 u nisëm ishim me Lulzim Spahinë e Lartin, Laerti tha nisuni. Morëm benzin e zi që kishim marrë te casa nova, i hoqëm targat dhe ia vumë makinës time, sepse makina ime ishte në kërkim në atë kohë. Lulzim Spahia e dinte ku do shkonim. Më orientoi, parkova te lokali një rrugicë më lart, Lulzimi qëndroi në makinë. Lokali që ishte në kat të dytë i Noizit, ishte i hapur. S’ po gjeja dot shkallët, kthehem te makina i them s’po gjej dot shkallët, Lulzimi komunikon me Laertin, i them ta vendos te lokali poshtë dyqani i rrobave, mu te dera pasi pyetëm Lartin dhe na tha vendoseni aty. E ndeza fitilin dhe ika tek makina. Pasi ikëm disa metra dëgjuam shpërthimin, i shkruajtëm Laertit që e vumë shpërtheu, dhe u kthyem në shtëpi”, – vijoi i penduari.
Mes 15 episodeve kriminale që i faturon SPAK të dyshuarve, është edhe “shkatërrimi me eksploziv” i një lokali në pronësi të Rigles Rajkut dhe të atit në zonën e Currilave në Durrës, ngjarje e ndodhur në 8 qershor 2022.
Për eksplozivin e vendosur 4 vjet më parë në lokalin në pronësi të reperit dhe të atit, SPAK akuzon të penduarin e drejtësisë, ArtanTafani dhe të pandehurit Lulëzim Spahia e Erisiano Abedini.
Vetë Noizy nuk u paraqit për të dëshmuar të mërkurën në seancën e radhës në procesin e bandës së Laert Haxhiut.
Për të do të përsëritet fletëthirrja. Ndërkohë, për seancën e 28 majit, do të njoftohen edhe disa dëshmitarë të tjerë përfshi Kleviol Ahmetin, reperi i njohur si “Cllevio”.
Në seancën e të mërkurës, Bashkim Rajku, babai i Noizyt, deklaroi se e njihte Ahmetin si artist dhe person që merrej me rrjetet sociale dhe se konfilti mes tij dhe të birit kishte ardhur për çështje xhelozie për muzikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje