Nga Gazeta ‘SI’- Qeveria dhe Banka e Shqipërisë kanë nënshkruar një marrëveshje në kuadër të nismës “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, që do të ndihmojë në fuqizimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.
Për kryeministrin Edi Rama, këto ndërmarrje përbëjnë motorin e ekonomisë së vendit. Ai vuri theksin tek motivimi që kanë të rinjtë shqiptarë për të punuar në këtë fushë.
“Nuk është vetëm eksperienca e atyre që janë kthyer, por edhe atyre që janë këtu qysh në krye të herës dhe janë gati për hapin tjetër. Problem ka qenë financimi, në pamundësi për të marrë kreditë normale, komerciale të cilat nuk mund t’i përballojnë për të hedhur hapin tjetër”, tha ai, duke nënvizuar se ishte kjo arsyeja e domosdoshmërisë së një programi të tillë.
“5 vjet më parë, kredia në Shqipëri ka qenë rreth 5 mld euro. Sot, kredia është 10 miliard euro, jemi në një dyfishim të kapacitetit financues nga bankat e nivelit të dytë, që tregon me fakte se ekonomia është në gjendje të shëndetshme dhe me potencial të një rritjeje të madhe më tej. Do të vihet në dispozicion një linjë kredie me një interes minimal 2% dhe maksimal 3% dhe këtu kërkojmë bashkëpunim e solidaritet të plotë nga ana juaj. Natyrisht me garancinë sovrane të qeverisë shqiptare, për të ulur riskun e kredisë, që varion nga 30 në 70% sipas nivelit të vlerësuar të riskut”, sqaroi Rama.
Kryeministri u kërkoi bankave të tregohen më kurajoze, veçanërisht ndaj sektorit të bujqësisë, duke mbështetur projekte me risk më të ulët që lidhen me agrobiznesin, inovacionin, teknologjinë dhe agroturizmin.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u bëri thirrje bankave që të shtojnë financimet për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, veçanërisht në sektorin e bujqësisë, për t’i dhënë më shumë mbështetje ekonomisë.
“Një akses më i larë në kredi të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme do t’i hapte rrugë përmirësimit të mëtejshëm të mirëqenies së shoqërisë. Qeveria ka miratuar një skemë të garancisë sovrane. Progresi i bërë gjatë këtyre dy viteve të fundit është inkurajuese. Sektori bankar duhet të ketë më shumë vëmendje ndaj sektori të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sektorit të bujqësisë. Inkurajoj dhe bizneset e vogla dhe të mesme që t’i drejtohen bankave për konsulencë”, tha Sejko ndër të tjera.
Kjo nismë që po ndërmerr qeveria, sipas ministrit të Financave, Petrit Malaj, përbën një hap shumë të rëndësishëm pasi 99% e ndërmarrjeve shqiptare kategorizohen si të vogla dhe të mesme.
“82% e fuqisë punëtore në Shqipëri punësohet pikërisht nga këto ndërmarrje. Rreth 75% e investimeve të kryera në ekonomi vijnë prej tyre. 78% e vlerës së shtuar në ekonomi vjen nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Sektori, një nga ata me peshën kryesore në ekonomi”, deklaroi Malaj.
Sipas ministrit, kjo nismë do të mundësojë një akses më të plotë të këtyre ndërmarrjeve në financë, veçanërisht në sektorë që janë të nënfinancuar. Kjo linjë kredie do të shoqërohet paralelisht me garancinë sovrane, prej 30 milion eurosh. Kjo e fundit, njoftoi Malaj, do të rritet në bazë të kërkesave dhe buxhetit që ka shteti.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u bëri thirrje bankave që të shtojnë financimet për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, veçanërisht në sektorin e bujqësisë, për t’i dhënë më shumë mbështetje ekonomisë.
“Një akses më i larë në kredi të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme do t’i hapte rrugë përmirësimit të mëtejshëm të mirëqenies së shoqërisë. Qeveria ka miratuar një skemë të garancisë sovrane. Progresi i bërë gjatë këtyre dy viteve të fundit është inkurajuese. Sektori bankar duhet të ketë më shumë vëmendje ndaj sektori të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sektorit të bujqësisë. Inkurajoj dhe bizneset e vogla dhe të mesme që t’i drejtohen bankave për konsulencë”, tha Sejko ndër të tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje