Rend dhe Ligj

Tiranë, 3 kate të ndërtuara pa leje, konfiskohet pallati 12-katësh

Nga Gazeta Si- Policia e Shtetit dhe IMT kanë konfiskuar një godinë banimi 12 katëshe për shkak të mungesës së lejes së ndërtimit.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se ishte ndërtuar në tejkalim të lejes së ndërtimit, kati i 10 dhe i 11 i objektit 9-katësh dhe një pjesë e katit të 12 të tij. Gjithashtu, u konstatua se objekti ishte vënë në shfrytëzim, pa certifikatë përdorimi.

Objekti ndodhet në rrugën “Llukë Kaçaj”, Njësia Administrative Nr. 4.

Gjithashtu, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar disa herë materiale procedurale në Prokurori, për shkelje të konstatuara në këtë objekt.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë