Ka ndodhur

Aksident në Panaja-Novoselë, humb jetën shoferi 34-vjeçar

Nga Gazeta Si- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot rreth orës 11:00 në aksin Panaja-Novosel, në vendin e quajtur “Shamogjin”.

Automjeti i drejtuar nga një 34-vjeçar ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin anësor të një banese. Për pasojë të plagëve të marra, drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë në spital, ku më pas ka ndërruar jetë. Viktima është identifikuar si Albano Hoxha.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë