Jete & Stil

Mrekullitë që vijnë nga konsumimi i hithrës

Hithra vazhdon të njihet për vetitë ë saj kuruese

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës dhe verës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe tek të sëmurët me anemi. Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek.

Por për cilat sëmundje mund ta përdorni më shumë hithrën.

Parandalon dhe shëron alergjitë: hithra dhe lëngu i hithrës mund të lehtësojnë alergjitë që ndodhin për shkak të ndryshimeve sezonale si kruarjet, rinititin dhe teshtimën.

Parandalon diabetin dhe presionin e lartë të gjakut: hithra do të ulë nivelet e sheqerit dhe glicemisë në gjak. Ajo ka veti diuretike të cilat ndihmojnë në mbajtjen e presionit të gjakut në nivelet e duhura.

Është e mirë për tretje: Hithra dhe lëngu i hithres pranadalojnë problemet me kolitin, parazitët dhe sëmundjet e trakit tretës.

Hithra gjithashtu rekomandohet dhe për flokët e yndyrshëm.

Hithra është forcues natyror i testosteronit, i cili ndihmon ne rritjen e vitalitet tek meshkujt.

Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diarresë. Përdorimi i çajit të hithrës bën që diareja të kalojë shpejt dhe lehtë.

Hithra hidraton lëkurat e thata. Zieni disa gjethe hidhra dhe bëni kompresa me ujin e ftohur pasi hithra ka lëshuar “vetitë” e saj çudibërëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë