Ka ndodhur

Dhunohet barbarisht ish-kreu i PD Lezhë, policia sekuestron pamjet filmike

Gazeta Si – Policia ka deklaruar se ka sekuestruar pamjet filmike të dhunimit barbar të ish-kreut të PD në Lezhë, Sokol Toma i cili u godit nga disa persona të paidentifikuar në autostradën Mamurras-Laç.

Në njoftim thuhet se autorët ende nuk janë identifikuar dhe se po kryhen veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të dy ditëve më parë, në autostradën Mamurras-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Sanxhakut.

Toma është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar, të cilët e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup.

“Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet intensive, ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave në një territor të gjerë, dhe po kryen një sërë veprimesh të tjera hetimore me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, sqarohet në njoftim.

Sipas informacioneve, 53-vjeçari ndodhet në monitorim intensiv te Trauma me lëndime të rënda, pasi i kanë thyer këmbën dhe prerë një pjesë të veshit. Sipas mjekëve, ai është koshient dhe në gjendje të stabilizuar.

Toma është gjetur në gjendje të rënduar brenda automjetit nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e urgjencës.

Më pas është transportuar me shpejtësi drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë