Ka ndodhur

Përmbyset traktori, humb jetën 71-vjeçari në Dushk të Lushnjës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e të hënës në fshatin Dushk të Lushnjës, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën.

Viktima, Riza Xhelo, është aksidentuar teksa po shkonte drejt tokave të tij me traktor. Mjeti bujqësor me të cilin lëvizte është përmbysur, duke i shkaktuar vdekjen.

Në traktor ndodheshin dy persona. Si pasojë e aksidentit, 71-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa personi tjetër është transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë