Rend dhe Ligj

Tubimi i PD-së me molotovë dhe fishekzjarrë/ Procedohen penalisht 7 protestues

Pas protestës së PD-së ditën e djeshme janë proceduar penalisht 7 persona.

Policia e Tiranës njofton se nga këta, 6 persona janë proceduar penalisht për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, dhe deputeti Klevis Balliu për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

Gjatë tubimit disa persona hodhën Molotov dhe lëndë piroteknike ku u lënduan 3 punonjës policie.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë