Ngjarje

Helmimi i studentëve, administratori i Akademisë: Shqetësimi nisi pasi konsumuan drekën, ushqimi është i mirë

Nga Gazeta Si- Milton Nushi, administratori i Akademisë së Sigurisë, ka thënë për median se studentët e helmuar fillimisht morën ndihmë në infermierinë e institucionit dhe më pas u dërguan në spital ndërkohë që shqetësimet e para i kanë pasur pas konsumimit të drekës,

“Kanë pasur shqetësime studentët pas konsumimit të vaktit të drekës. Rreth 55 studentë në total. Janë çuar në infermierinë këtu dhe më pas në QSUT. Dyshimi është se ka ndodhur pas konsumimit të ushqimit. Kanë një menu ditore për çdo vakt”.

Sipas tij, dyshimet paraprake u lidhën me konsumimin e ushqimit edhe pse theksoi se ushqimi i ofruar në Akademi “është i standardeve shumë të mira”.

Ai pranoi se mund të ketë pasur ankesa nga studentët lidhur me larmishmërinë e menuve, por jo për cilësinë e ushqimit.

“Ushqimi është i standardeve shumë të mira. Mund te ketë pasur ankesa për punën e llojshmërisë por që ushqimi është i mirë. Nuk kemi pasur asnjë problem helmimi deri tani”, thotë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë