Nga Gazeta Si- Në konferencën e sotme për mediat, kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hitaj foli për çështjen e helmimit të 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë.
Ai tha se aktiviteti i kompanisë ‘Sori-Al’ nuk është ndërprerë pasi ka edhe disa institucione të tjera ku vepron.
“Edhe sot kemi vazhduar me të njëjtën kompani. Dje u bë bllokimi i lëndëve apo sasive ushqimore të përdorura nga studentët. Kompania vazhdon të furnizojë studentët edhe sot. Do të vendoset më tej se si do të operohet në vazhdim”, tha Hitaj, duke shtuar se shkeljet konkrete do të bëhen të ditura në vijim.
Të mërkurën janë dërguar për ndihmë mjekësore në Repartin Infektiv të QSUT-së, 56 studentë të Akademisë së Sigurisë, të cilët dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e Akademisë së Sigurisë.
Ndërkohë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 155 kg ushqime te Akademia e Sigurisë dhe të kompania ‘Sori-Al’ ndërsa janë arrestuar kuzhinieri dhe teologia e kompanisë. Administratorja është shpallur në kërkim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje