Treg

Bordi ul çmimin e naftës

Nga Gazeta ‘SI’ – Bordi i Transparencës ka vendosur të ulë me 6 lekë çmimin e naftës me pakicë, në 196 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 184 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë për benzinën do të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 ora 12.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Vendimi i Bordit vjen si reflektim i rënies së çmimit edhe në tregjet ndërkombëtare, në pritje të një marrëveshje SHBA-Iran.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë