Ka ndodhur

Goditen 3 pika këmbimi valutor pa licencë, nën hetim tre pronarë

Gazeta Si – Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion kundër aktivitetit të paligjshëm të këmbimit valutor, duke sekuestruar shuma të konsiderueshme parash në disa valuta në tre subjekte në kryeqytet.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e këtyre subjekteve, të ndodhura në rrugët “Abdyl Frashëri”, “Sokrat Miho” dhe “Sulejman Delvina”, u konstatua se ushtronin aktivitet këmbimi valutor pa licencën përkatëse.

Si rezultat i operacionit, u sekuestruan 45 mijë euro, 7 mijë dollarë, 3 mijë paund dhe 1.5 milion lekë.

Në lidhje me këtë rast, Policia ka nisur procedimin penal ndaj tre pronarëve të subjekteve, të identifikuar si O. L., 31 vjeç, E. P., 35 vjeçe dhe M. D., 40 vjeç. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet dhe verifikimet do të vijojnë në kuadër të planit të posaçëm për goditjen e aktiviteteve ekonomike të paligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë