Nga Gazeta Si- Pas ngjarjes së rëndë në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur, kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Ulsi Manja, është shprehur se së shpejti do t’i drejtohet Kuvendit me disa propozime për ndryshime në Kodin Penal dhe atë Rrugor.
Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, Manja u shpreh se shoferi i dehur që i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi rëndë një të tretë, nuk meriton të jetojë më mes nesh, por të ndëshkohet.
“Bashkë me disa kolegë të tjerë, ne do t’i drejtojmë Kuvendit propozime për ndryshime për Kodin Rrugor dhe Penal. Nuk duhet të ndodhin ngjarje të tilla për të ndërhyrë, por po shqyrtojmë të gjitha mungesat për t’i adresuar me masat e duhura. Ngjarja është shumë e rëndë. Autori i veprës penale nuk meriton të jetojë më mes nesh”, u shpreh Manja.
Nga ana tjetër, deputeti i PD-së, Arian Ndoja, u shpreh se në Shqipëri ekziston një ligj, por nuk zbatohet.
“Për mendimin tim, ne e kemi ligjin, 5-20 vite, por nuk zbatohet. Këtë dënim nuk e ka asnjë vend tjetër europian. Në atë lagje duhet të ketë edhe sheshe, edhe lojëra. E dimë që nuk i ka. Aty ka rrugë që janë shtruar nga vetë banorët me beton”, u shpreh Ndoja.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje