Lajme

Vinte nga Brazili, shqiptari kapet me 10 kg kokainë në aeroportin “Ataturk” të Stambollit

Mediat turke raportojnë se kanë arrestuar një 48 vjecar shqiptar, pasi u kap në aeroportin “Ataturk” me 9 kg e 709 gramë kokainë.

48 vjecari shqiptar me iniciale N.K. kishte zbritur në aeroportin “Ataturk” të Stambollit nga Sao Paolo i Brazilit.

Sipas mediave vendase, forcat e sigurisë së Policisë turke gjetën lëndën narkotike në pjesën e poshtme të valixhes së 48 vjecarit.

Policia turke njoftoi se kokaina u sekuestrua, ndërsa pronari i saj u arrestua, ndërkohë vazhdojnë hetimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë