Atletike

Peshëngritësi Samoel Rrasa shpallet nënkampion bote për të rinj

Sportisti i ri Samoel Rrasa është shpallur nënkampion bote në Kampionatin Botëror për të Rinj që po zhvillohet në Egjipt.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), shkroi sot se 18-vjeçari garoi në peshën 65 kg, ku siguroi vendin e dytë në stilin e shkëputjes me 134 kg, duke marrë medaljen e argjendtë.

Në garën e dygarëshit, Rrasa regjistroi një total prej 290 kg, rezultat që e renditi në vendin e katërt.

Një paraqitje shumë e mirë për Samoel Rrasën, i cili ka marrë edhe më herët medalje në aktivitete ndërkombëtare.

Kjo arritje vjen disa ditë pas medaljeve të marra nga Briken Calja në Europianin për të rritur në Gjeorgji.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë