Rend dhe Ligj

Aksidenti tragjik, pezullohet nga detyra zinxhiri drejtues i policisë së Durrësit

Gazeta Si – Pas aksidentit tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë, është pezulluar nga detyra drejtori i Policisë Vendore të Durrësit, Afrim Tafa. Në vend të tij, kryepolici Skënder Hita, ka komanduar përkohësisht, Ervin Hodajn.

Në një njoftim për mediet, policia shprehet se nisur nga rasti tragjik, Afrim Tafa është pezulluar për “performancë të dobët”.

Po ashtu, është pezulluar zëvendësdrejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, kryekomisar Zija Sulaj si dhe shefi i Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, kryekomisar Kreshnik Skëndo.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast.

Vendimi merret një ditë pas ngjarjes së rëndë në Durrës, ku Nikoll Radaçi përplasi 3 fëmijë, duke i marrë jetën dy prej tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë