Ka ndodhur

Durrës, 52-vjeçari nga Tirana humb jetën me motomjet te Kepi i Rodonit

Gazeta Si – Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në Durrës pasditen e kësaj të diele, pas atij që i mori jetën dy fëmijëve në zonën e ish-Kënetës.

Aksidenti i radhës ka ndodhur pranë Kepit të Rodonit, ku një 52-vjeçar ka humbur jetën pasi ka humbur kontrollin nga motomjeti që drejtonte.

“Rreth orës 16:45, në vendin e quajtur ‘Kepi i Rodonit’, në një terren me shkurre, shtetasi A.K., rreth 52 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar një motomjet (me 4 goma), dyshohet se ka humbur kontrollin, si pasojë e terrenit dhe është rrëzuar. Si pasojë, 52-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje”, – njofton policia.

Në motomjet ndodhej edhe bashkëshortja e viktimës, E.K., 44 vjeçe, e cila është lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë