Gazeta Si – Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të shtunë, 2 maj çmimet e karburanteve. Sipas vendimit të sotëm, nafta është ulur me 2 lekë nga hera e fundit dhe duke nisur nga pasditja e sotme, do të shitet me 206 lekë për litër.
Ndërkohë, edhe çmimi i benzinës është ulur me 1 lekë, dhe do të shitet me 184 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, datë 2 maj, ora 16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje