Ka ndodhur

Shkodër, 19-vjeçari arrestohet me pistoletë dhe thikë me vete

Gazeta Si – Një 19-vjeça u arrestuar në Shkodër, pasi pasi qarkullonte me armë zjarri. Pas mesnate, gjatë një patrullimi në lagjen “Guerile” në Shkodër, policia ka konstatuar dy persona që, sapo kanë vënë re praninë e tyre, janë larguar me vrap, duke ngritur dyshime për veprimtari të paligjshme.

Pas ndjekjes së menjëhershme dhe ndalimit të tyre, është ushtruar kontroll fizik ndaj B.H., 19 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë). Po ashtu, policia ka proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim krimi” E.Ç., 29 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë