Drejtësia

Kërcënoi me shpërthimin e një bombe në Rinas, SPAK mbyll hetimet për rusin

Gazeta Si – SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykatë dosjen ndaj 44-vjeçarit rus, Vladislav Urban, i akuzuar për kërcënimin e shpërthimit të një bombe në aeroportin e Rinasit. Urban është marrë i pandehur për “kanosje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Sipas SPAK, në shkurt 2023, rusi ka dërguar një mail në adresën e Shefit Operacional të Rinasit, ku kërcënonte me shpërthimin e një bombe nëse qeveria shqiptare nuk njeh Kosovën si pjesë të Serbisë, si edhe pretendonte te kishte marrë peng 2 shqiptare.

Nga hetimi i rastit, rezultoi se maili ishte dërguar nga rusi Urban, rezident në Selanik.

Pas shkëmbimit të informacionit me palën greke dhe kontrollit, rezultoi se 44-vjeçari nuk kishte marrë njeri peng, ndërsa kishte edhe precedentë të mëparshëm në dërgimin e maileve kërcënuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë