Nga Gazeta ‘SI’ – Bordi i Transparencës vendosi sot të rrisë çmimin e naftës me 5 lekë për litër, duke u shitur me 208 lekë nga 203 lekë për litër që u vendos ditën e djeshme.
Po ashtu, benzina rritet me 5 lekë dhe do të tregohet me një çmim prej 185 lekë/litri, nga 180 lekë/litri që ishte më parë.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 30 ora 13.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Lëvizja e Bordit vjen pak orë pasi në bursat ndërkombëtare nafta kaloi çmimin e 125 dollarëve për fuçi, mes pasigurive të bllokimit të Hormuzit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje