Çmimet e naftës u rritën të martën, ndërsa tregjet globale reaguan ndaj sinjaleve të reja nga negociatat mes Shtetet e Bashkuara dhe Iranit, të pasigurta për të ardhme. Investitorët po ndjekin nga afër zhvillimet diplomatike, ndërkohë që konflikti dy mujor vazhdon të trondisë furnizimin global me energji.
Nafta Brent u rrit me 2.7%, duke arritur në 111.09 dollarë për fuçi, duke zgjatur serinë e fitimeve për të gjashtën ditë radhazi. Ndërkohë, nafta e Teksasit u rrit me 2.2%, në 98.50 dollarë për fuçi, pas një rritjeje prej 2.1% më herët.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare kanë diskutuar një propozim nga Teherani për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe për transportin global të energjisë. Ky propozim kushtëzohet me heqjen e bllokadës nga SHBA dhe përfundimin e armiqësive, por ende nuk është e qartë nëse Uashingtoni do ta pranojë si një rrugë për de-përshkallëzim.
Ngushtica e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm, mbetet e bllokuar pjesërisht. Rreth 20 milionë fuçi në ditë naftë dhe produkte të lidhura janë prekur, duke rritur presionin mbi tregjet.
Ekspertët paralajmërojnë se edhe nëse konflikti përfundon menjëherë, rikthimi në normalitet do të marrë kohë. Sipas analizave të tregut, mund të duhen nga katër deri në gjashtë muaj për stabilizimin e plotë, për shkak të nevojës për pastrimin e minave detare, zhbllokimin e trafikut të cisternave dhe rifillimin gradual të prodhimit.
Në këtë kontekst, çmimet e naftës pritet të mbeten të larta në afat të shkurtër, ndërsa rezervat globale po ulen drejt niveleve kritike. Nëse konflikti vazhdon, analistët parashikojnë që nafta amerikane mund të rikthehet mbi 100 dollarë për fuçi, ndërsa Brent të kalojë mbi 110 dollarë./CNBC
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje