Ka ndodhur

Tiranë/ Ktheu banesën në Call Center, në pranga administratorja 25-vjeçare

Nga Gazeta Si- Një 25-vjeçare, M. S., është arrestuar nga policia në Tiranë e dyshuar si administratore e një Call Center-i që mashtronte qytetarë të huaj që të investonin në bursa fiktive.

Policia ka zbuluar Call Center-in që operonte në një apartament në rrugën “Tish Daija”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 njësi kompjuterike, 2 laptopë, 5 celularë dhe prova të tjera materiale që do t’i shërbejnë dokumentimit të kësaj veprimtarie kriminale.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë