Drejtësia

Braho në KLP për punën e SPAK: Korrupsioni shqetësues, masa e paraburgimit ka pësuar rënie

Gazeta Si – Kreu i SPAK, Klodian Braho në raportimin për punën e kryer nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion përgjatë vitit 2025, thekson se korrupsioni vijon të mbetet një fenomen shqetësues, ndërsa ka pasqyruar me shifra dhe goditjen e krimit të organizuar dhe sekuestrimit apo konfiskimit të pasurisë të ardhura nga krimi.

“Korrupsioni në institucione mbetet fenomen shqetësues, përfshirë funksionarë, prokurorë, gjyqtar, punonjës. Rritje prej 18% çështjet për korrupsion dhe 12% të çështjeve të përfunduara. 6 procedimet ë reja dhe 6 nën hetim zyrtarë në hetim. Rreth 50% e tyre janë dërguar në gjykatë. Rreth 10 të tjerë janë dënuar me vendim të formës së prerë, – tha kreu i SPAK – Lufta kundër krimit të organizuar, numër më i ulët se 2024. Numri i çështjeve të përfunduara në rritje. Hetimi financiar- janë zbuluar skema komplekse të pastrimit të parave. Gjatë këtij viti 45.4 mln euro të sekuestruara dhe konfiskuara, përfshirë dhe kriptovalutat me 12.4 mln euro. Vlera e pasurisë të konfiskuara 1.94 mln euro”, tha ndër të tjera Braho.

Braho më ps tha se masa e “arrestit me burg” është përdorur si mjeti i fundit, duke shtuar se përdorimi i kësaj mase sigurie ka pësuar një rënie me rreth 53.4% krahasuar me vitin 2024.

“Arresti në burg mjeti i fundit. Masa e sigurisë arrest në burg ka pësuar rënie me rreth 53.4%. Për vitin 2025, lidhur me veprat penale të korrupsionit, kjo masë zë vetëm rreth 3.45% të totalit të personave nën hetim (rreth 5% në vitin 2024), ndërsa për krimin e organizuar, kjo masë sigurie zë 21.4% të personave nën hetim (nga rreth 31% në vitin 2024)”, tha Braho.

Ai shtoi se gjatë vitit 2025 janë hetuar gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 janë procedimet të reja, të regjistruara brenda 12 mujorit dhe 39 prej të cilave janë bashkuar, ndërsa 577 janë të mbartura nga viti 2024. Krahasuar me vitin 2024, kjo përfaqëson një rritje prej 4.9% të volumit të hetimeve penale (nga 793 në 832).

Në këtë raportim, Braho shoqërohet nga Vladimir Mara, shef seksioni kundër krimit te organizuar dhe terrorizmit, Dorina Bejko shefe seksioni kundër korrupsionit dhe Joni Keta Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit. Të pranishëm janë edhe përfaqësues të ambasadave.

Braho ka raportuar më herët në Kuvend ku ka vënë në pah se gjatë vitit 2025 janë hetuar gjithsej 871 procedime penale.

Krahasuar me vitin 2024, kjo përfaqëson një rritje prej 4.9% të volumit të hetimeve penale. SPAK ka mbyllur hetimet për 216 çështje, i njëjti nivel me atë të vitit paraardhës.

Në fragmentin për adresimin e problematikave, kreu i SPAK është shprehur se do t’i konsideronte veçanërisht shqetësuese ato nisma ose masa me karakter ligjor dhe institucional, që do të synonin kufizimin e mjeteve proceduriale dhe pavarësinë e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë