Nga Gazeta ‘Si’- Bordi i Transparencës, ashtu si çdo fundjavë, vendosi të rrisë çmimin e naftës me 4 lekë për litër, e cila nga mesdita e sotme do shitet me 206 lekë nga 202 lekë për litër që ishte pas vendimit të mëparshëm.
Sipas bordit të Transparencës, edhe benzina shtrenjtohet me 5 lekë dhe tashmë shitet me 181 lekë/litri, nga 176 lekë/litri që ishte më parë.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot, datë 25 ora 14.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje