Lajme

Pogradec, liqeni nxjerr trupin e peshkatarit, u mbyt në 31 dhjetor

Gjendet trupi i pajetë i peshkatarit Gëzim Seitllari pas kërkimeve intensive prej 5 ditësh. Që prej datës 31 dhjetor Gëzim Seitllari rezultonte i humbur në ujërat e liqenit të Pogradecit.

Polumbarët nga Tirana kanë mbërritën në datën 2 në Pogradec për të nisur kërkimet për peshkatarin. Por për shkak të temperaturave të ulta dhe ngricave polumbarët nuk arritën të gjenin trupin e peshkatarit Seitllari .

Por ishin familjarët ata që nuk rershtën kërkimet me gjithë motin jo favorizues , të cilët dolën në ujërat e liqenit me barkat e tyre. Ata arritën ta gjejnë trupin e 53-vjeçarit të premten në breg të liqenit.

Peshkatari Gëzim Seitllari është mbytur në 31 dhhjetor. Djali i xhaxhait të tij i cili ka folur për mediet ka thënë se kushëriri i tij ka dalë nga shtëpia në orët e para të mëngjesit.

“Në datën 31, ora 4 e gjysmë Seitllari ka dalë nga shtëpia, ka marrë veglat e peshkimit dhe ka dalë në liqen. Në orën 9 e gjysmë, ora kur dalin të gjithë peshkatarët për peshkim, ai nuk është gjendur mes tyre”, tha ai.

I biri i tij Andi ka shkuar të kërkojë të atin i merakosur, ka pritur deri në orën 10, por nuk është parë asnjë gjurmë e peshkatarit. Të pashpresë familjarët lajmërojnë policinë.
Policia në orën 11 ka dalë me motoskaf për të kërkuar në liqen peshkatarin Seitllari.
Për shkak të motit të keq kërkimet janë bërë të vështira.
Kushëriri i peshkatarit ka treguar se Seitllari vuante nga diabeti, megjithatë dilte çdo mëngjes për peshkim për shkak të kushteve jo të mira ekonomike. Vajzën e tij studionte në Tiranë, kurse djali i diplomuar për mësuesi ishte i papunë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë