Ka ndodhur

Pjesë e një grupi kriminal në Spanjë, arrestohet 26-vjeçari në Laç

Gazeta Si – Mateo Selala, 26 vjeç, një pjesëtar i dyshuar i një grupi kriminal në Spanjë, i akuzuar për vjedhje me dhunë, grup kriminal dhe për falsifikim të dokumenteve, është arrestuar në Laç.

Autoritetet gjyqësore në Spanjë, në muajin shkurt 2026, kishin lëshuar një urdhërarrest ndërkombëtar për të riun.

Selala akuzohet se më datat 14-15 mars 2025 ka vjedhur 2 banesa, në zona të ndryshme në Spanjë. Ai gjithashtu akuzohet se ka ndryshuar targat e një automjeti.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Madrid, për të ekstraduar 26-vjeçarin në Spanjë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë