Para

Pastrimi i parave/ Tatimet nisin hetime shpesh pas indicieve nga rrjetet sociale

Nga Gazeta ‘Si’– Sipas raportit vjetor të Drejtorisë së Tatimeve, janë evidentuar rreth 517 milion lekë detyrime të lidhura me këtë fenomen, duke e vendosur atë ndër komponentët kryesorë të shkeljeve fiskale të identifikuara.

Një pjesë më konkrete e këtyre hetimeve tregon edhe mënyrën si materializohet ky fenomen në praktikë. Nga rreth 20 raste të analizuara, janë zbuluar afro 149 milion lekë, ku 48 milion lekë lidhen me individë dhe mbi 101 milion lekë me subjekte.

Nga ana tjetër, mënyra e identifikimit të këtyre rasteve tregon një ndryshim të rëndësishëm në natyrën e fenomenit. Gjatë vitit 2025, 59 individë janë futur në proces verifikimi për pastrim parash, ku pjesa dërrmuese, 45 rastem janë identifikuar përmes rrjeteve sociale, ndërsa vetëm 14 raste kanë ardhur nga referime të strukturave tradicionale si FIU. E njëjta logjikë shfaqet edhe te subjektet, ku nga 7 raste, një pjesë lidhen drejtpërdrejt me aktivitetin online.

Këto të dhëna sugjerojnë se pastrimi i parave po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt hapësirës digjitale, duke e bërë më të shpërndarë dhe më të vështirë për t’u kapur me metodat klasike.

Në të njëjtën kohë, raporti tregon se 60 dosje janë referuar në prokurori nga të cilat 46 janë dërguar për gjykim, ndërsa një pjesë e çështjeve kanë kaluar për kompetencë në SPAK. Bashkëpunimi ndërkombëtar është forcuar më tej përmes programeve si “Tax Inspectors Without Borders” dhe asistencës nga Guardia di Finanza, duke synuar rritjen e kapaciteteve në hetime komplekse dhe ndërkufitare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë