Gazeta Si – Ligor Mehmeti, 48-vjeç, u arrestua në Tufinë të Tiranës, pasi kishte me vete 3 armë zjarri. Sipas policisë, ai synonte që t’i shiste armët në zonën e Freskut.
Policia sekuestroi 2 pistoletat dhe 1 armë taktike luftarake në makinën e tij. Sipas burimeve, Mehmeti prej kohësh dyshohet i përfshirë në trafikun e armëve të zjarrit.
Pistoletat dyshohet se do të shiteshin në vlerë 1.500 euro secila, ndërsa arma taktike për 8000 euro.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje