Gazeta Si – Një konflikt mes disa personash ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në njërin nga lokalet në zonën e Pazarit të Korçës, ku janë përdorur thika dhe mjete të forta.
Mes tyre, kanë qenë pronarë dhe punonjës të dy lokaleve të zonës, ku shkak është bërë kufiri ndarës mes dy bareve për vendosjen e tavolinave.
Ka qenë pronari i njërit prej lokaleve, ai që kishte hequr disa nga elementët e kufirit ndarës, gjë e cila nuk është pritur mirë nga pronari i lokalit tjetër.
Kaq ka mjaftuar që palët të përfshihen në konflikt fillimisht verbal i cili më pas ka agravuar duke përdorur mjete të ftohta, thikë, çekan, karrige etj.
Sipas policisë, dy vëllezër, E.K., 47 vjeç dhe L.K., 53-vjeç, janë konfliktuar me dy persona të tjerë, J.B., 33 dhe E.S., 23 vjeç.
Për pasojë, të gjithë kanë pësuar dëmtime nga mjeti prerës dhe nga mjetet e forta. Ata ndodhen në spital jashtë rrezikut.
Nga ana tjetër grupi hetimor ka sekuestruar pamjet video të dy lokaleve nga kamerat e sigurisë për të sqaruar të gjithë dinamikën e këtij sherri me dy të plagosur.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa motivet e konfliktit mbeten ende të paqarta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje