Gazeta Si – Dy magazinierë janë arrestuar dhe një tjetër person është proceduar në gjendje të lirë në kryeqytet, pasi dyshohet se kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme kafeje nga subjekti ku punonin dhe e kanë shitur për përfitime financiare.
Operacioni policor i koduar “Inventari” u finalizua pas kallëzimit të administratores së një kompanie në fushën e prodhimit dhe tregtimit të kafesë, e cila konstatoi mungesë të madhe në inventar.
Në pranga ranë shtetasit A. K., 35 vjeç dhe V. K., 29 vjeçe, të dy me detyrë magazinierë, ndërsa nisi procedimi në gjendje të lirë për L. B., 29 vjeç, me detyrë shpërndarës.
Sipas hetimeve, tre personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe trevjeçare kanë vjedhur rreth 40 mijë kilogramë kafe. Nga shitja e saj, ata dyshohet se kanë përfituar rreth 800 mijë euro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje