Gazeta Si – Florian Bylyku, ish-shoferi i Mirlind Karçanajt, ka konfirmuar në SPAK dyshimet e prokurorëve për përdorimin e pasurive të fshehura në emër të ish-zyrtares së lartë të AKSHI-t, të cilat dyshohet e kanë ardhur përmes pastrimit të parave nga korrupsioni.
Sipas dosjes hetimore të siguruar nga Gazetasi.al, Bëhet fjalë për një apartament në rrugën “Dervish Hima” në Tiranë, ku sipas SPAK, shtetasi Genci Osmënaj ia ka shitur këtë pasuri kompanisë “Fortis Beton Co”.
Apartamenti është me sipërfaqe 203.3 metër katrorë dhe është blerë në shumën prej 370 mijë eurosh. Aktualisht në këtë apartament banon Mirlinda Karçanaj. Kjo e fundit ka nënshkruar kontratë qiraje me shoqërinë Fortis Beton CO, në shkurt të 2025.
Florjan Bylyku, ish-shoferi i ish-drejtoreshës së AKSHI-t, zbuloi se pas kësaj pasurie në të vërtetë fshihej shefja e tij.

“Nga viti 2019 ajo ka banuar në një shtëpi përballë Bankës së Shqipërisë te rruga e Kavajës. Në fillim të vitit 2025 ose në fund të vitit 2024, ajo lëvizi në një shtëpi me qira, pranë stadiumit Air Albania. Do ketë qenë fillimi i janarit, kur kam filluar ta marr me makinë te shtëpia e re, te Air Albania. Në fakt, lidhur me sa më sipër, në fund të dhjetorit të vitit 2024, shtetasja Mirlinda Karçanaj, më ka dhënë çelësat e shtëpisë së re që ndodhej në një pallat te Air Albania dhe më ka thënë që t’i çoja rrobat atje dhe i kam dërguar unë rrobat e saj te kjo shtëpi, në ditën e fundit të dhjetorit të vitit 2024. Më pas, pas festave, e kam marrë atje, pra ka filluar të banojë atje…”, – ka dëshmuar Bylyku.
Sipas SPAK, nga hetimet rezulton se e hetuara Mirlinda Karçanaj e ka poseduar efektivisht apartamentin që përpara se të nënshkruante kontraën e qirasë, duke nënkuptuar se kontrata është fiktive dhe është kryer në mashtrim të ligjit, me qëllim fshehjen e faktit që kjo banesë është blerë me qellimin e vetëm për tu p[ërdoruyr nga e hetuara Mirlinda Karçanaj.
Lidhur me një apartament më rrugën e Kavajës rezulton nga hetimet rezulton se Rafael Bistri ka e ka blerë këtë apartament në shumën prej 78 mijë e 380 euro nga shtetasi Bledar Likaj.
Me 7 mars 2017 ai ka lidhur dy kontrata huaje me shoqërinë Forensic Lac dhe Fasttech e Andis Papa, ky i fundit nën hetim nga SPAK. Në total shuma e huave është 80 mijë euro.
Një vit më vonë, në 2018 ai e ka shitur këtë pasuri motrës së Daniel Shimës, ish-zv drejtorit të AKSHI-t që zhduk në mënyrë të mistershshme vjeshtën e 2025 për më shumë se 10 orë.
Në vitin 2019, motra e Daniel Shimës ia shet këtë pasuri nënës së Mirlinda Karçanajt, Gjinovefa Karçanaj për 50 mijë euro. Pra, rreth 3 milionë lekë më lirë se çmimi fillestar i blerjes.
Kur u pyet nga SPAK, Rafael Bistri tha se nuk mbante mend asgjë, sesi e ka nënshkruar kontratën. Por kur iu vu në dispozicion dokumentacioni lidhur me marrjen e shumës prej 80 mijë eurosh hua nga Erisa Mallellari dhe Andis Papa, tha se i ka dëgjuar këto emra në tavolina ku kishte qëndruar me shtetasi Ermal Beqiri.
Sipas SPAK, konkludohet se kjo pasuri është produkt i veprës penale të korrupsionit prej të hetuarës Mirlinda Karçanaj me të ardhura që rrjedhin nga aktikiteti kriminal, si rezultat i veprimeve të saj në cilësinë e drejtueses së AKSHI-t.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




webdesign agentur bamberg https://websiteerstellenlassenbamberg.de/