Ka ndodhur

Goditet baza e shpërndarjes së drogës në Shkodër, 2 të rinj në pranga

Gazeta Si – Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas zbulimit të një ambienti të marrë me qira që përdorej për fshehjen dhe përgatitjen e lëndëve narkotike për shitje.

Operacioni i koduar “Target Group” çoi në prangosjen në flagrancë të një 18-vjeçari dhe një 20-vjeçari në lagjen “Manush Alimani”, ku u kapën me doza kokaine dhe kanabisi, gati për t’u shitur kryesisht tek të rinjtë.

Sipas hetimeve, 23-vjeçari i shpallur në kërkim, kishte marrë me qira ambientin ku, në bashkëpunim me dy të arrestuarit, fshihej lënda narkotike dhe përgatitej në doza për treg.

Gjatë kontrollit u sekuestruan sasi të konsiderueshme kokaine dhe kanabisi, qindra qese për paketim, 5 peshore elektronike, 2 telefona, një shkop metalik, një motomjet dhe një shumë parash e dyshuar si e përfituar nga kjo veprimtari.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë