Lajme

SPAK sekuestron mbi 40 mln euro pasuri, Karçanajt i bllokohen prona dhe llogari bankare

Nga Gazeta ‘Si’- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Tiranë vijon me hetimet ndaj ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe disa personave të tjerë, për një sërë veprash penale, përfshirë konkurrencën e paligjshme me dhunë, heqjen e paligjshme të lirisë, shkeljen e barazisë në tendera publike, korrupsionin pasiv të funksionarëve publikë, krijimin dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal, si dhe pastrimin e produkteve të veprës penale.

Sipas njoftimit më të fundit zyrtar, GJKKO ka vendosur sekuestrimin e një numri të madh pasurish në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe zona të tjera.

Në vendimin e gjykatës përfshihen apartamente, truaj, vila, pyje, ndërtesa, automjete luksoze, llogari bankare në disa institucione financiare, si dhe aksione në subjekte tregtare, në pronësi të Agasit, Beqirajt dhe Karçanajt.

Ndër pasuritë e sekuestruara përmenden: apartamente dhe prona në zona të ndryshme të Tiranës, Durrësit dhe Vlorës, sipërfaqe të mëdha toke dhe pyjesh në Petrelë dhe zona të tjera periferike, automjete luksoze, disa llogari bankare, subjekte tregtare dhe aksione në kompani të ndryshme si edhe mjete lundruese, përfshirë një jaht.

Gjithashtu, në disa raste janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash të mbajtura në llogari të subjekteve të ndryshme tregtar


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë