Ka ndodhur

Shpërthen një lëndë plasëse në Tepelenë, plagosen rëndë dy të rinj

Një shpërthim me lëndë plasëse, ende e papërcaktuar nga policia, ndodhi këtë të martë, 21 prill, në një kasolle bagëtish në fshatin Mamaj të Tepelenës, duke plagosur rëndë dy persona.

Sipas policisë, të plagosur mbetën dy shokë, Xhulio Salaj, 28 vjeç dhe një Lisien Shehu, 36 vjeç, teksa të dy janë transportuar drejt Tiranës në Spitalin e Traumës.

Fillimisht u raportua se ishte një granatë lënda e shpërthyer, por policia thotë se lënda plasëse ende nuk është përcaktuar nga hetimet. Sips njoftimit, lënda shpërthyese ndodhej në banesën e babait të 28-vjeçarit.

Policia e Gjirokastrës ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ekspertët eksploziv ndodhen në terren për verifikime të mëtejshme.

“Rreth orës 13:40, janë dërguar në spital shtetasit Xh. S., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Mamaj, dhe L. Sh., rreth 36 vjeç, banues në Memaliaj (shokë me njëri-tjetrin), të cilët dyshohet paraprakisht se janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të papërcaktuar, në një ambient ngjitur me banesën e shtetasit P. S, (babai i shtetasit Xh. S.), në fshatin Mamaj. Shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit“, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë