Majlinda Bregu mori në Sarajevë edhe zyrtarisht detyrën e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, pas emërimit të saj nga Ministrat e Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore më 23 prill të 2018.
Majlinda Bregu zëvendëson në këtë pozicion Z. Goran Svilanovic, i cili e mbajti këtë detyrë për dy mandate të njëpasnjëshme (2013-2018
“Përtej dallimeve dhe kufijve gjeografikë kemi një interes të përbashkët. Jean Monnet ishte i bindur se “kombet europiane duhet të bashkohen për të mbijetuar”. E njëjta gjë vlen edhe për Ballkanin Perëndimor. Për të ruajtur peshën në një botë që po ndryshon shpejt, duhet të forcojmë marrëdhëniet tona. Bashkëpunimi është kryefjala!”, tha Bregu në deklaratën e parë.
Sipas Bregut, në një zonë ku për vite me radhë sfida ka qenë mbajtja gjallë e konfliktit, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka ndihmuar për fuqizimin e një realiteti të ri: atë të angazhimit të përbashkët për të ardhmen europiane të rajonit.
“Jam e bindur se së bashku, nën drejtimin politik të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP) dhe mbështetjen e Bashkimit Europian, duke përfshirë median, shoqërinë civile, së bashku do të përpiqemi të bëjmë zgjedhje të mençura, që nxisin e mbështesin dialogun me të gjitha grupet në shoqëri”, thotë ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



