Nga Gazeta ‘Si’- Në dy muajt e parë të vitit 2026, buxheti i shtetit ka arkëtuar mbi 130 miliardë lekë, rreth 12% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, duke tejkaluar edhe parashikimet e qeverisë.
Nga ana tjetër, shpenzimet publike arritën në 100.6 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 7.2%, por duke mbetur poshtë planit. Si rrjedhojë, për janar-shkurtin buxheti rezulton me një suficit të konsiderueshëm prej rreth 30 mld lekësh.
Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave, të ardhurat janë realizuar rreth 16% mbi planin për këtë periudhë, duke reflektuar një performancë të fortë në mbledhjen e tyre.
Kontributi i doganave mbetet më i dobët krahasuar me pritshmëritë. Në janar-shkurt janë mbledhur 33.1 miliardë lekë, ose vetëm 91% e planit. Zëri kryesor vijon të jetë TVSH-ja në import, e cila ka arkëtuar 21.5 miliardë lekë. Ndërkohë, të ardhurat nga akciza arritën në 10 miliardë lekë, rreth 6% më shumë se një vit më parë.
Administrata tatimore paraqitet më pozitive, duke arkëtuar 47.7 miliardë lekë dhe duke tejkaluar planin me rreth 3%. TVSH-ja mbetet burimi kryesor, me 18.5 miliardë lekë, ose 15% më shumë se një vit më parë.
Tatimi mbi të ardhurat personale ka sjellë 14.1 miliardë lekë, me një rritje prej rreth 4%, ndërsa tatimi mbi fitimin ka arritur në 7.4 miliardë lekë, me rritje vjetore 13%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje