Nga Gazeta ‘SI’ – Në fillim të 2026-s, tregu i kredisë shfaqet i fragmentizuar, me bizneset që kanë rritur kërkesën , veçanërisht ato të mëdha, ndërsa tek individët është regjistruar rënie, sidomos për kreditë për banesa.
Në tërësi, kërkesa për kredi nga individët ishte në rënie, ndikuar nga interesi për blerje banese. Kjo rënie u ndikua nga vonesat në udhëzimet për Ligjin për Rivlerësimin e Pasurive të Paluajtshme dhe kufizimet rregullatore. Megjithatë, kërkesa për kredi konsumatore mbeti e lartë. Kështu, shkalla e miratimit të kredive për individët ishte në rënie, kryesisht për shkak të historikut të kreditit. Për tremujorin e dytë të vitit 2026, bankat parashikojnë një kërkesë të lartë dhe politika më lehtësuese.
Për individët, bankat lehtësuan kushtet e kreditimit, të paktën për kredinë konsumatorë. Bankat aplikuan marzhe më të ulëta, madhësi më të mëdha kredie dhe maturime më të gjata për këtë kategori.
Ndryshe nga konsumi, kreditë për blerjen e banesave nuk panë ndryshime në standarde apo kushte. Konkurrenca dhe një tolerancë më e lartë e bankave ndaj rrezikut ishin shtytësit kryesorë të lehtësimit të ofertës për individët.

Kërkesa për kredi nga bizneset u raportua në rritje, por kjo ecuri u mbështet ekskluzivisht nga segmenti i biznesit të madh. Ky zgjerim i kërkesës erdhi kryesisht si pasojë e nevojave për financimin e investimeve dhe inventarëve të kapitalit qarkullues. Në të kundërt, bizneset e vogla dhe të mesme treguan një interes më të ulët për kredi gjatë kësaj periudhe. Situata aktuale ekonomike dhe përdorimi i burimeve të brendshme frenuan kërkesën e përgjithshme.
Për sa i përket sektorit të biznesit, bankat nuk ndryshuan politikat e tyre të kreditimit. Megjithatë, një vështrim më i detajuar tregon se standardet u lehtësuan disi për kreditë ndaj biznesit të vogël e të mesëm dhe për ato me qëllim mbulimin e nevojave për likuiditet. Nga ana tjetër, për biznesin e madh dhe për financimin e investimeve, standardet mbetën të pandryshuara. Faktorët kryesorë që mbështetën këtë qëndrim ishin kostot dhe kufizimet më të ulëta nga bilanci, si dhe konkurrenca e fortë brenda sistemit bankar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje